TV LIVE
Nga Vendi
3 February 2026
APEL PËR TË GJITHË QYTETARËT ME ZEMËR TË MADHE, PËR TË KONTRIBUAR ME: TESHA, BATANIJE DHE KËPUCË PËR FËMIJËT – NË LAGJEN PRILEPSKA.

Pas publikimit të lajmit të TV Uskana për gjendjen e rëndë të romëve në lagjen Prilepska, të cilët u goditën nga përmbytjet disa javë më parë, ku pamjet tronditëse shfaqnin fëmijë të zbathur duke ecur nëpër rrugë, ka pasur reagim dhe mobilizim humanitar.

Organizata humanitare “Kalliri i Mirësisë” nga Kërçova ka njoftuar se ka marrë iniciativë konkrete për të qenë pranë këtyre familjeve të prekura, duke ftuar të gjithë qytetarët me zemër të madhe që të kontribuojnë me ndihma Rroba, Batanije dhe Këpucë për banorët e lagjes Prilepska.

Çfarë mund të dhurohet:

Tesha

 Batanije

 Këpucë

Ndihmat janë të dedikuara për familjet në nevojë në lagjen Prilepska.

 Koha e grumbullimit:

E mërkurë, e enjte dhe e premte (4, 5, 6 Shkurt)

 Nga ora 14:00 – 16:00

 Vendi i grumbullimit:

OH “Kalliri i Mirësisë” – Kërçovë

 VËREJTJE E RËNDËSISHME:

Teshat që dhurohen duhet të jenë:

të pastra dhe në gjendje të mirë

të klasifikuara sipas:

• gjinisë

• moshës

• madhësisë

Teshat e pa klasifikuara nuk do të pranohen, pasi çdo dhuratë duhet të arrijë tek përfituesit me respekt dhe dinjitet.

Një palë rroba për shumicën është diçka e zakonshme, por për një familje që ka humbur gjithçka nga përmbytjet, është shpresë dhe një mesazh se nuk janë vetëm.

Çdo fëmijë meriton veshmbathje me dashuri, respekt dhe dinjitet.



Të ndryshme
Më shumë