TV LIVE
ShowBiz
2 February 2026
Zëri që po vjen nga Kërçova: Isra Elmazi flet për rrugëtimin e saj muzikor (VIDEO)

Këngëtarja e re dhe e talentuar Isra Elmazi, ditëve të fundit ishte e ftuar në Kanalin 10 të Kosovës, në emisionin Familja Jonë. Gjatë intervistës, Isra tregoi për fillimet e saj në muzikë, duke zbuluar se talentin për këngën ia kishin vërejtur që herët nëna e saj dhe mësuesja e grupit klasor, të cilat vazhdimisht e kishin inkurajuar duke i thënë se ka talent të veçantë për muzikën.

Ajo theksoi se paraqitjen e parë në skenë e kishte bërë përpara  gjashtë vitesh. Po ashtu, Isra foli edhe për pjesëmarrjen e saj në festivale të ndryshme muzikore, si dhe për bashkëpunimet me kompozitorë dhe tekstshkrues.

Për më shumë detaje, ndiqeni bisedën e plotë me këngëtaren e re dhe premtuese Isra Elmazi

 



Të ndryshme
Më shumë