TV LIVE
Nga Vendi
2 February 2026
PROPOZIMI I ILIR RUSHANIT HAP RRUGËN E KONTROLLEVE SISTEMATIKE SHËNDETËSORE PËR TË PUNËSUARIT E SHKOLLAVE TË MESME TË KËRÇOVËS

Pas shumë vitesh, të punësuarve në dy shkollat e mesme komunale të Kërçovës do t’u mundësohen kontrolle sistematike shëndetësore.
Ky hap vjen si rezultat i një propozimi të parashtruar nga këshilltari komunal nga radhët e AKI-së, Ilir Rushani, në mbledhjen e fundit të Këshillit Komunal të Kërçovës. Rushani kërkoi që iniciativa e tij të integrohet në aktivitetet e komunës në fushën e mbrojtjes shëndetësore, me qëllim sigurimin e kontrolleve mjekësore për të punësuarit në këto institucione arsimore.
Ai theksoi se vetë shkollat e mesme komunale përballen me vështirësi financiare, pasi xhirollogaritë e tyre janë të bllokuara, gjë që ua pamundëson realizimin e kontrolleve sistematike shëndetësore për stafin.



Të ndryshme
Më shumë