TV LIVE
Nga Vendi
2 February 2026
500 gjoba vetëm dje, Toshkovski: Me “Qytetin e Sigurt” numri i shkeljeve në trafik është ulur në mënyrë drastike

Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski është i kënaqur me nisjen e projektit “Qyteti i Sigurt”, i cili sipas tij ka ulur në mënyrë drastike numrin e shkeljeve të rregullave të trafikut, si dhe numrin e personave të lënduar dhe të vdekur në aksidente trafiku, transmeton Portalb.mk.

Ai theksoi se shumica e qytetarëve i kanë respektuar rregullat e trafikut gjatë periudhës së testimit, ndërsa gjatë ditës së djeshme, kur “Qyteti i Sigurt” filloi zyrtarisht të funksionojë, u regjistruan rreth 500 shkelje.

“Ka pasur rënie të konsiderueshme të numrit të shkeljeve të rregullave të trafikut krahasuar me dy muaj më parë kur filloi periudha e testimit. Rreth pesëqind shkelje të trafikut janë regjistruar nga kamerat inteligjente, krahasuar me dy muaj më parë, kur kishte mbi 120,000 shkelje. Numri i personave të lënduar në aksidente trafiku është ulur me rreth 35 përqind në Shkup, ndërsa numri i vdekjeve në aksidente trafiku është ulur nga 11 në 4”, theksoi Toshkovski.

“Qyteti i Sigurt” nisi dje në zonën e qyteteve të Shkupit, Kumanovës dhe Tetovës, si dhe në Korridoret 8 dhe 10, por me prag tolerance më të lartë, në mënyrë që shoferët të përshtaten gradualisht me metodën e re të kontrollit. Në vend të 10 përqindëshit të zakonshëm, në muajt e parë do të zbatohet një tolerancë prej 15 përqind mbi kufirin e shpejtësisë.



Të ndryshme
Më shumë