Aktorët e humorit Romeo dhe Donald Veshaj vetëm pak ditë më parë ndanë lajmin e bukur se ishin bërë xhaxhallarë për herë të parë nga vëllai i tyre më i vogël, Mario.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Romeo e kishte bërë të qartë që mbesa e tij i ka tashmë dy badigardë, dy xhaxhallarët e saj. “Ajo tashmë ka badigardë”, shkruante ai.

Mirëpo së fundmi i njëjti ka ndarë një tjetër moment të ëmbël me ndjekësit në rrjetet sociale ku teksa qëndron i shtrirë mban mbesën e tij, në kraharorin e tij.

“E diela ime”– shkruan Romeo në ‘InstaStory’.
Kujtojmë që ishte Mario ai i cili dha lajmin e lindjes së vajzës tij të parë, të cilën bashkë me partneren e tij e kanë pagëzuar me emrin Bluem.

Emri duket se ka një kuptim të veçantë për prindërit e rinj, pasi siç shkruan ai, “deti mban kujtimet tona më të bukura dhe ngjyra blu e dallgëve sot jeton ne sytë e të voglës sonë”.
“Bekimi ynë i vogël. Mire se erdhe tek ne, Bluem. Jeni lumturia ime me e madhe. Ju dua”, ka shkruar Mario Veshaj ndër të tjera.
Po ashtu ai ka publikuar edhe disa momente nga rrugëtimi i shtatzënisë së partneres deri tek dita e lindjes, ku të pranishëm janë familjarët e tyre, si Donald Veshaj e Bora Zemani.