Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga kantieri i projektit “Dua të luaj” në Elbasan, një investim masiv që synon kthimin e një sipërfaqeje prej 22 mijë m² në një qendër rekreative moderne.
Rama shkruan në Facebook: MIRËMËNGJES
dhe me kantierin e këndit “Dua të luaj”, në Elbasan, një hapësirë e re prej 22 mijë m², me fusha sportive, kënde lojërash dhe ambiente rekreative për fëmijë, familje dhe të moshuar, ju uroj një fundjavë të mbarë