TV LIVE
Nga Vendi
30 January 2026
Raporti për rajonin e Ohrit dërgohet në UNESKO

Raporti për gjendjen në rajonin e Ohrit dërgohet në UNESKO, konfirmoi sot ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov.

Siç deklaroi Ljutkov, përgjigjja për atë nëse do të jemi në Listën e trashëgimisë kulturore në rrezik mund të pritet në qershor kur duhet të mbahet sesioni i ardhshëm i UNESKO-s në Korenë e Jugut dhe në gjithçka duhet të jemi të gatshëm.

Ministri vlerësoi se situata në Ohër dhe Liqenin e Ohrit nuk është e tillë nga tani, por bëhet fjalë për një proces që zgjat 30-të vjet.

“I morëm të gjitha të dhënat e nevojshme nga të gjitha institucionet dhe në bazë të atyre të dhënave, por edhe në bazë të komunikimit me Shqipërinë, u bë raporti. Në ndërkohë, formuam edhe shtab të krizës për ta ngritur gjithë situatën në një nivel shumë më të lartë. Shtabi i krizës kishte dy takime, kemi mendim nga ai. Javën e kaluar të hënën, pata takim me Komisionin kombëtar për UNESKO-n, kemi bërë mendim, e kaluam raportin dhe të martën raporti kaloi edhe në Qeveri. Menjëherë i krahasuam dy raportet, si nga ana e Maqedonisë ashtu edhe nga Shqipëria, dhe tani janë dërguar në UNESKO. Tani, në këtë periudhë nuk na mbetet asgjë tjetër, përveç ta justifikojmë atë që kemi bërë deri në shkurt”, theksoi Ljutkov, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën për shtyp për Panairin e Turizmit që do të mbahet gjatë fundjavës në Shkup.

I pyetur se ç’farë përgjigje pret nga UNESKO, ai u përgjigj se duhet të përgatitemi për gjithçka.

Maqedonia dhe Shqipëria deri më 1 shkurt të vitit 2026 duhet të dorëzojnë raporte detajore në UNESKO për masat e ndërmarra për mbrojtjen e Ohrit dhe Liqenit të Ohrit, si pjesë e detyrimeve ta ruajnë statusin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore botërore dhe ta shmangin vendosjen e rajonit në Listën e trashëgimisë kulturore në rrezik.



Të ndryshme
Më shumë