TV LIVE
Sport
30 January 2026
Europa League, hidhet shorti i playoffit, Dinamo Zagreb i Hoxhës përballet me Genk, spikat dhe Celtic-Stuttgart

Pas Ligës së Kampioneve, edhe Europa League ka përcaktuar çiftet e fazës së playoffit në shortin e hedhur në Nyon të Zvicrës.

Çifti i parë që doli nga shorti i hedhur ishte ai mes PAOK të Selanikut dhe Celta Vigo me sfidën e parë që do të luhet në Greqi. Ndërkaq një sfidë shumë interesante është ajo mes Fenerbahçe dhe Nottingham Forest me skuadrën turke që ka shumë eksperiencë në arenën evropiane.

Skuadra e Dinamo Zagreb ku aktivizohet futbollisti i kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha do të ketë një përballje me skuadën belge të Genkut me sfidën e parë që do të luhet në Kroaci. Bologna që u rendit në vendin e 10 dhe që ishte kokë serie në këtë short do të përballet me Brann, ndërkohë që një sfidë interesante është edhe ajo mes Ludogores dhe Ferencvaros.

Stuttgart do të udhëtojë drejt Skocisë për t’u përballur me Celtic Glasgoë, edhe kjo një përballje që ngjall interes. Panathinaikos do të përballet me skuadrën çeke të Viktoria Plzen, ndërsa Lille do të luajë me Crvena Zvezda.

Ndeshjet e para të fazës së playoffit të Ligës së Kampioneve do të luhen në 19 shkurt, ndërsa ato të kthimit në 26 shkurt nga ku do të mësohen edhe 8 skuadrat e tjera që do të kualifikohen për në 1/8 e finaleve.

ÇIFTET E PLAYOFF

Ludogorets-Ferencvaros

Dinamo Zagreb-Genk

Celtic-Stuttgart

Brann Bologna

Panathinaikos-Viktoria Plzen

PAOK-Celta Vigo

Fenerbahçe-Nottingham 

Lille-Crvena Zvezda



Të ndryshme
Më shumë