TV LIVE
Nga Bota
29 January 2026
Rrëzohet avioni në Kolumbi, humbin jetën të gjithë personat në bord, mes tyre një deputet dhe një kandidat Kongresi

Një avion me 15 persona në bord, përfshirë një ligjvënës kolumbian dhe një kandidat për Kongres, u rrëzua në një zonë malore në pjesën veriore të Kolumbisë, pranë kufirit me Venezuelën dhe si pasojë nuk pati asnjë të mbijetuar.

Avioni, një Beechcraft 1900, i takonte linjës  ajrore shtetërore Satena dhe kishte nisur fluturimin e përditshëm nga qyteti kufitar i Cúcuta drejt Ocaña. Kontaktet me mjetin humbën rreth 12 minuta pas ngritjes së tij në ajër, fill pasi  doli nga radari i kontrollit të trafikut ajror.

Sipas njoftimeve zyrtare, në bord ndodheshin 13 pasagjerë dhe 2 anëtarë të ekuipazhit. Midis pasagjerëve ishin ligjvënësi Diógenes Quintero, 36 vjeç, i zgjedhur për të përfaqësuar rajonin e Catatumbo në Dhomën e Përfaqësuesve, si dhe Carlos Salcedo, një kandidat për Kongres në zgjedhjet e marsit.

Autoritetet njoftuan se grupe hetuesish janë në terren e bashkë me ekspertë të aviacionit, po punojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, dhe drejktuesve të partive politike shprehën ngushëllimet e tyre për familjet e viktimave, ndërsa verifikimet e para tregojnë se kushtet e motit dhe terreni i vështirë mund të kenë luajtur rol në aksident, edhe pse deri tani nuk ka ende një shkak zyrtar.



Të ndryshme
Më shumë