TV LIVE
Sport
29 January 2026
Asllani zgjedh Besiktas/ Arrihet marrëveshja, mesfushori kuqezi largohet nga Serie A

Pritet vetëm firma në kontratë, por Kristjan Asllani e ka vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën, pas aventurës zhgënjyese me Torino. Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë pritet të transferohet te Besiktas në Turqi.

Konfirmimi vjen nga gazetari italian, gjithmonë I mirë informuar në çështjet e merkatos, Fabrizio Romano. Sipas tij, klubi turk ka gjetur marrëveshjen për një formulë huazimi deri në fund të këtij sezoni.

Besiktas mund të blejë përfundimisht kartonin e tij në fund të këtij edicioni për 14 milion euro, por nuk ka një klauzolë detyruese për këtë. 

Sipas mediave italiane dhe turke, pritet vetëm që palët të limojnë detajet burokratike, ndërsa Kristjan Asllani mund të udhëtojë shumë shpejt drejt Stambollit për të nisur një aventurë të re dhe të parën jashtë Italisë.

Me Besiktas, mesfushori kuqezi shpreson të gjejë më shumë hapësira për të luajtur me vazhdimësi, ndryshe nga sa ndodhi në gjysmën e parë të këtij sezoni me Torino. Një lajm i mirë edhe për kombëtaren, ku Asllani është një nga titullarët e padiskutueshëm./abcnews.al



Të ndryshme
Më shumë