eijsi ka folur në emisionin “Breaking” në Top News, në lidhje me eksperiencën e tij në “Big Brother Vip”. Ai foli me fjalë të ashpra për Stelinën, e cila sipas tij, nuk dotne të sqarohej apo bashkohej me të, por në fakt donte të luante dhe të hakmerrej. Nga ana tjetër, ai tha se ka ndjenja të forta për Inën.
“Besoj që kam korrekt me ato që kam bërë, në lojë por dhe me vajzat. Sa i përket Stelinës, në ndarje nuk ndikoi hyrja e Inës. Ne kemi patur probleme pasigurie, dyshime, mosmarrjen e asaj që jep. Arrin një pikë që gjërat nuk mbajnë dhe ndahen si me thikë. Ishte dakordësi e të dyve që të mos vazhdonim më. Unë nuk e kam vuajtur ndarjen sepse nuk e kthej kokën mbrapa. Unë kam tentuar ta sqaroj në mënyrë shoqërorë por gjithmonë kemi patur probleme. Në çdo komunikim që kemi patur përfundonte në sherr, edhe surpriza përfundoi në debat. Kur hyri Ina, kemi mbajtur raport korrekt.
Stelina krijoi një raport fantazi me ato problemet që ka patur gjithmonë. Pastaj Stelina në momentin që hyri, sulmoi njerëzit e mi më të afërt, Erikun dhe Ilirin. Kjo më tregoi shumë mua për aspektin e lojës. Nuk kishte ndjenjë të pastër. Stelina madje më preku në pikat e mija të dobëta, përfshi familjen time kur tha se unë kam folur keq me familjen time për Inën. Ajo nuk donte sqarim me mua por donte lojë.
Me Inën kam nisur të flas pas daljes nga ‘Për’puthen. Na lidhi puna, më pas shoqëria por gjithmonë kemi patur një ‘fling’ që nuk u zhvillua asnjëherë. Puthja ndodhi për shkak të kimisë që kishim, ndoshta dhe efekti i alkoolit, izolimi… Di të them se kam shumë ndjenja të forta për të. Po ajo u sulmua që në fillim. Me mua qëndroi korekte gjithmonë, ne ishim të afërt por ajo më qëndroi e ftohtë për respekt të Stelinës. Ndërkohë Stelina vetëm për përfliste dhe më shante pas krahëve me banorët e tjerë. E gjitha kjo ishte hakmarrje e Stelinës kundër meje, po bënte lojë me mua. Unë nuk jam penduar për asgjë që kam thënë dhe kam bërë.”– tha ai.