Sonte luhet java e fundit e fazës së grupeve në Champions League, me një program të jashtëzakonshëm: 18 ndeshje dhe 36 skuadra që zbresin në fushë në të njëjtën kohë.
Interi në transfertën ndaj Dortmundit, duhet të thyejë “murin e verdhë” të stadiumit gjerman për të mbajtur gjallë shpresat për të hyrë mes 8 skuadrave të para, që sigurojnë kualifikim direkt në 1/8 e finales.
E njëjta situatë edhe për Juventusin, që luan në fushën e Monacos, si dhe për Atalantën, e cila përballet me Union Saint-Gilloise, në një tjetër sfidë ku rezultati është vendimtar.
Ndërkohë, situata është më delikate për Napolin. Skuadra napolitane ndodhet aktualisht jashtë zonës “playoff” dhe ka nevojë për patjetër një fitore për të vazhduar aventurën europiane. Por detyra nuk është aspak e lehtë: përballë në shtëpi vjen Chelsea, një kundërshtar i fortë që e bën misionin e rikuperimit edhe më të vështirë.
Në ndeshjet e tjera spikat dueli me PSG dhe Neëcastle, teksa franceze synon të marrë një fitore për të siguruar kalimin me 8 më të mirave, ndërkohe që barazimi rrezikon t’i mbajë të dyja ekipet në Play Off.

