TV LIVE
Nga Vendi
27 January 2026
Në Kosturinë të Strumicës uji mori 120 qengja dhe 100 dele

Ujërat e ardhura nga lumi Tërkanja dje pasdite morën 120 qengja dhe 100 dele nga stalla e pronarit Nikolla Kolev në fshatin Kosturinë, locuar në vendin “Shepovë”.

Sipas pronarit, gjithçka ndodhi për më pak se 10 minuta, ndërsa ujërat e ardhur tërhoqën gjithçka para vetes.

“Nga ujërat e shpejtë dhe të ardhur, që arritën mbi dy metra, nuk arritëm ta hapim stallën dhe t’i nxjerrim qengjat dhe delet. Dëmi është i madh. Në një moment ekzistonte rreziku edhe ne të na marrë uji, mua dhe vëllain tim Nikolla, por arritën të shpëtojmë, tregoi Zoran Kolev.

Ai sot e paraqiti dëmin në Komunën e Strumicës, ndërsa ngordhjen e qengjave dhe deleve e paraqiti edhe tek shërbimet e tjera kompetente, të cilat duhet të dalin në terren dhe ta konstatojnë dëmin e shkaktuar.



Të ndryshme
Më shumë