TV LIVE
Nga Bota
27 January 2026
Pamje të frikshme nga Siçilia! Shtëpitë si lego, qyteza rrëshqet poshtë kodrës

Pamje të frikshme janë ato që vijnë nga Siçilia, pamje të cilat duken si nga një skenë filmi. Një rrëshqitje masive dheu po shkatërron një qytet të tërë.

Shtëpi, rrugë dhe lagje të tëra në qytetin Niscemi po rrëshqasin poshtë një kodre. Kryetari i bashkisë e ka quajtur situatën “dramatike”.

Rrëshqitja e dheut, e shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut, po përkeqësohen, ndërsa qindra ndërtesa janë në rrezik shembjeje.

Mijëra banorë janë evakuuar deri më tani, por nuk ka raportime për viktima apo të plagosur.

Më parë, ishulli u godit nga Cikloni Harry, i cili shkaktoi një dëm prej rreth 1 miliard eurosh.



Të ndryshme
Më shumë