TV LIVE
Nga Vendi
26 January 2026
Greva e kamionistëve të Maqedonisë së Veriut rrezikon qarkullimin e mallrave në Ballkan

Pavarësisht grevës së njoftuar nga shoqata e kamionistëve të Maqedonisë së Veriut për pezullimin e qarkullimit të mallrave në disa vende te Ballkanit Perendimor dhe BE,  në doganën e Qafëthanes,ka pasur hyrje të pakta nga Maqedonia e Veriut të kamionëve  dhe mjeteve të tjera të transportit të mallrave. Kamionët kanë kryer veprimet ne te dyja doganat dhe me pas i jane nenshtruar kontrollit ne skaner.

Kamionistët nga Maqedonia e Veriut thonë se greva lidhet me ditët e qëndrimit në vendet e BE dhe sipas njoftimit ,ditët e qëndrimit të tyre do të numerohën.

Kjo sjell pasoja pasi koha e qëndrimit të tyre në vendet e BE është e kufizuar.

Ministria e Transporteve e Maqedonisë sipas tyre,e ka mbështetur grevën e tyre dhe pritet një reagim nga vendet e BE.



Të ndryshme
Më shumë