TV LIVE
Nga Vendi
26 January 2026
Arbër Ademi: Ngjyra e përhimtë është ngjyra e vetmisë dhe botës serbe që ka kapluar vendin

 Arbër Ademi nga BDI përmes një postimi në profilin e publikuar një hartë të re re gjeopolitike të Ballkanit, ku Maqedonia e Veriut dhe bota serbe shfaqen të përhimta, të paftuara në Bordin e Paqes të Presidentit Trump, shkruan  Top24

Ngjyra e përhimtë nuk është rastësi.

Maqedonia e Veriut po hyn në një izolim të thellë politik.

Dimri i vetmisë së madhe ka kapluar shtetin.

Në hartën e re gjeopolitike të Ballkanit, Maqedonia e Veriut dhe bota serbe shfaqen të përhimta, të paftuara në Bordin e Paqes të Presidentit Trump.

Kur të tjerët ftohen në tavolinën e vendimmarrjes, ne mbesim jashtë, pa zë, pa peshë, pa aleatë.

Izolimi nuk ndodh brenda natës. Ai ndërtohet me politika të gabuara dhe me humbje të besimit ndërkombëtar.



Të ndryshme
Më shumë