TV LIVE
Nga Rajoni
26 January 2026
Kryeministri Edi Rama në Izrael, takohet me homologun Benjamin Netanyahu

Kryeministri Edi Rama është takuar këtë të hënë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në kuadër të vizitës që po zhvillon në Jerusalem. 

Dy liderët kanë zhvilluar një takim kokë më kokë, pasuar më pas me një mes delegacioneve përkatëse.

Rama ndodhet atje me rastin e pjesëmarrjes në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit. Në këtë vizitë, kryeministri, krahas delegacionit shoqërohet edhe nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Në mesditë, kryeministri do të jetë prezent bashkë me bashkëshorten në Knesset “Plaza”, Parlamenti i Izraelit, ku do të pritet me një ceremoni të posaçme shtetërore nga Kryetari i Knessetit. Më pas, Kryeministri do të firmosë Librin e Përshtypjeve në Hollin Shagall.

Në orën 14:30 është parashikuar një takim i kryeministrit dhe delegacionit shqiptar me Kryetarin e Knessetit, Amir Ohana. Në orën 16:15, kur pritet të nisë seanca plenare speciale në parlamentin, izraelit një fjalim do të mbajë edhe kryeministri Rama.

Po ashtu do të flasin edhe Kryetari i Knessetit, Amir Ohana, kryeministri Izraelit, Benjamin Netanyahu, lideri i opozitës, Yair Lapid.



Të ndryshme
Më shumë