TV LIVE
Nga Rajoni
26 January 2026
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare mes Kosovës e Shqipërisë

Gjatë ditës së sotme kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, zhvilloi një takim me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Hamza bëri të ditur se me Malajn bashkëbisedoi për forcimin e lidhjeve kombëtare dhe bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Pos të tjerash, i pari i PDK-së tha se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve shkojnë përtej diplomacisë.

“Ato janë vëllazëri, histori dhe një e ardhme e përbashkët. Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku, të lidhura ngushtë nga vlerat dhe përgjegjësia ndaj kombit tonë”, shkroi Hamza.



Të ndryshme
Më shumë