TV LIVE
Sport
26 January 2026
Shaqiri është si “floriri”/ Ylli shqiptaro-zviceran shënon 3 gola në Superligën e Zvicrës

Ishte padyshim ndeshja e tij. Topi në fund do t’i takonte Xherdan Shaqirit që ta dërgonte në shtëpi, por mbi të gjitha me golat e tij ndihmoi në fitoren e ekipit.

Ish-sulmuesi I kombëtares së Zvicrës, me origjinë shqiptare nga Kosova, shënoi tri herë në derbin e Superligës së këtij vendi, luajtur në fushën e FC Zyrihut. Rezultati 4-3, falë tre goditjeve të tij, ndërsa tri pikët u morën në minutën e 94-ët.

Edhe pse në moshë të madhe tashmë, 34 vjeç, sërish kapiteni I Bazelit dha një paraqitje të madhe, si ato dikur. Fillimisht barazoi rezultatin në 1-1, pastaj u përsërit në barazimin 2-2 në fund të pjesës së parë. 

Duke mos u mjaftuar me rrjetat personale, krijoi avantazhin e shënoi nga Filip Otele në 51’. Zgjuarsia në pasim është e dukshme. Gjithsesi, Zyrihu reagoi duke mos pranuar humbjen dhe barazoi 3-3.

Fundi ishte sërish i Shaqirit. Pasi iu anulua një gol për pozicion milimetrik jashtë loje, krijoi tjetrin në minutën e katërt shtesë. Më i bukuri i mbrëmjes, kandidat për çmimin e sezonit.

E përditshmja kryesore zvicerane “Blik” shkruan se shqiptari i Zvicrës shpëtoi trajnerin Lydovik Manjë, ndërsa Bazeli është në vendin e katërt në Superligë, shumë pranë vendit të dytë, dhe kandidat për në kupat e Europës. Vetë Xherdan Shaqiri synon Këpucën e Artë me 9 gola, por edhe për asistet duke pasur 10 këtë edicion.

 



Të ndryshme
Më shumë