TV LIVE
Nga Vendi
22 January 2026
SHMK “Mirko Mileski”- Kërçovë përfiton grant për promovimin e multikulturalizmit

SHMK „Mirko Mileski“ në Kërçovë është një nga përfitueset e granteve për realizimin e aktiviteteve që kontribuojnë në zhvillimin dhe avancimin e multikulturalizmit, integrimit ndëretnik dhe tolerancës. Këto grante janë ndarë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, me qëllim forcimin e bashkëjetesës dhe mirëkuptimit ndërmjet të rinjve të komuniteteve të ndryshme.
Drejtori i kësaj shkolle Branisllav Stojanoski u shpreh i kënaqur nga përfitimi i këtij granti , duke nënvizuar se shkolla që ai drejton është rënditur e para në mesin e aplikuesve .
 "Me Fillimin e gjysëm vjetorit të dytë morëm një lajm shumë të mirë nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, pasi si shkollë  kishim aplikuar në një projekt për zhvillimin dhe avancimin e multikulturalizmit, integrimit ndëretnik dhe tolerancës ,dhe nga 8 shkollat të cilat kishin aplikuar ne jemi radhitur të parët dhe përfituam këtë grant me të cilin do të realizojmë aktivitete të ndryshme me qëllim forcimin e bashkëjetesës dhe mirëkuptimit ndërmjet të rinjve të komuniteteve të ndryshme"tha drejtori i SHMK Mirko Mileski, Branisllav Stojanoski.
Ai po ashtu njoftoi se gjysmëvjetori dytë i vitit shkollor, këtë shkollë e ka gjetur të përgaditur dhe procesi mësimor ka filluar pa pengesa. 


 



Të ndryshme
Më shumë