TV LIVE
Nga Rajoni
22 January 2026
“Bordi i Paqes”, Taulant Balla: Asnjë shtet nuk humbet sovranitetin e tij! Financimi është vullnetar! Procesi fillon javën e ardhshme me pjesëmarrjen e Ramës në Bord

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla mbajti fjalën e tij në Kuvend për të prezantuar Bordin e Paqes.

Balla u shpreh se procesi me këtë nisëm të re të presidenti Trump, ku u është ftuar dhe Shqipëria do të nisë javën e ardhshme, ku do të marrë pjesë dhe kryeministri Rama.

Balla: E rëndësishme, të marrin në konsideratë nevojën e shqyrtimit me procedurë të përshpejtuar duhet ta dimë nevojën e fillimit sa më parë punën e këtij bordi dhe ti themi qytetarëve duke sqaruar edhe disa elementët që janë dëgjuar edhe në këtë rast shumë të pavërteta, të cilat nuk e gjej dot shpjegimin pse duhet thënë. Karta garanton se asnjë shtet nuk e humbet sovranitetin e tij.

Asnjë detyrim nuk i imponohet Shqipërisë, pjesëmarrja është vullnetare, edhe financimi është vullnetare. Anëtarët e bordit kanë zë të barabartë. Në këtë frymë Shqipëria është ftuar të jetë jo si vëzhguese por si bashkë-arkitekte. Është kalim simbolik. Është një dëshmi domethënëse se madhësia e një vendi nuk ndikon peshën e tij politike.

Procesi do filloj nga java e ardhshme me një prezencë të përfaqësues të Shqipërisë, kryeministrit Rama në Bordin e Paqes.



Të ndryshme
Më shumë