Gjatë festës së organizuar nga “Vëllai i Madh” në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, është shënuar një tjetër moment tensioni mes banorëve, kësaj radhe mes Alba dhe Dolce, ku në qendër të situatës ishte Limit.
Gjatë vallëzimit, Limi ka tentuar fillimisht ta afrojë Albën duke e marrë nën krah, por ajo ka refuzuar këtë veprim. Situata është ndërlikuar edhe më tej në momentin kur Dolce i ka bërë thirrje Albës që t’i bashkohej asaj dhe Limit në vallëzim, por Alba ka refuzuar sërish, duke kërkuar që të mos prekej me dorë.
Ky moment ka krijuar tension të dukshëm mes tre banorëve, duke u reflektuar edhe në reagimet e tyre të mëvonshme gjatë festës. Situata mes Albës, Limit dhe Dolces vazhdon të mbetet e ndjeshme, veçanërisht për faktin se Dolce aktualisht është në një lidhje me Limin.
Nga ana tjetër, Alba ka shprehur më herët se ndihet e lënduar emocionalisht, duke parë ish-të dashurin e saj në një marrëdhënie me një banore tjetër brenda shtëpisë. Kjo ka ndikuar që çdo ndërveprim mes tyre të shoqërohet me tension dhe keqkuptime.
Raportet mes tre banorëve mbeten një nga temat më të diskutuara të këtij edicioni, ndërsa publiku vijon të ndjekë me interes zhvillimet e radhës në Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/