Lajmin e ka konfirmuar vetë deputeti përmes një njoftimi publik, ku shpreh dhimbjen për humbjen e nënës së tij. “Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi. Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se sot, më 20 janar 2026, ka ndërruar jetë nëna jonë e dashur. Varrimi i të ndjerës do të bëhet më 21 janar 2026, pas namazit të ikindisë. Lusim Allahun xh.sh. ta mëshirojë dhe ta shpërblejë me xhenetin e Tij”, ka shkruar Duraku.
Ngushëllime për familjen Duraku ka shprehur edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Në reagimin e tij, Ahmeti ka vlerësuar figurën dhe kontributin e nënës Xhantape Duraku, duke e cilësuar atë si një nënë të urtë dhe të përkushtuar, e cila në kohë të vështira kishte hapur dyert e shtëpisë për luftëtarët e lirisë.“Në këto çaste të rënda, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Sadullait, familjes Duraku dhe gjithë të afërmve. Qoftë i përjetshëm kujtimi për nënën Xhantape Duraku”, ka shkruar Ahmeti.