BDI vlerëson se gjendja aktuale me ndërtimet pa leje në Komunë e Çairit dëshmon se premtimet për masterplan ishin vetëm fushatë zgjedhore.
Sipas tyre, qytetarët e Çairit u mashtruan, ndërsa interesat personale dhe grupore me ndërtimet në Çair po vazhdojnë. Besarta Alija nga BDI thotë se për të gjitha ndërtimet pa laje dhe mashtrimet do të ketë përgjegjësi ligjore.