Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka përdorur Inteligjencën Artificiale për të treguar se sa shumë dëshiron që Groenlanda të bëhet territor amerikan.
Trump shfaqet në rrjete sociale duke mbajtur flamurin amerikan dhe duke u përgatitur ta vendosë atë në tokën e Groenlandës, duke kujtuar foton historike me Marinsat Amerikane nga Iwo Jima.


Foto nga Iwo Jima
Në të njëjtën foto me të janë nënpresidenti i SHBA-së J.D. Vance dhe Sekretari i Shtetit i SHBA-së Marco Rubio, ndërsa ka edhe një tabelë që shkruan “Groenlanda, territor i SHBA-së në vitin 2026”.
Në foton e dytë, Trump ka modifikuar një foto nga takimi që ai pati me udhëheqësit evropianë në gusht 2025.

Në versionin e Trump, shfaqet një hartë me territoret që i përkasin SHBA-ve, ku Groenlanda është e ngjyrosur me ngjyrat e flamurit amerikan, dhe e njëjta gjë ndodh edhe me Kanadanë.