Në organizim të historianit Dardan Emini, në Qendrën për Kulturë në Kërçovë u shfaq ekspozita fotografike “Kumt Janari”, kushtuar jetës dhe veprës së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, me rastin e 558-vjetorit të ndarjes së tij nga jeta.
Ekspozita solli para publikut materiale fotografike dhe dokumentuese që pasqyrojnë figurën historike të Skënderbeut, duke rikujtuar rolin dhe rëndësinë e tij në historinë kombëtare shqiptare.
Historiani Dardan Emini në fjalën e tij përshëndetëse foli mbi përmbajtjen e kësaj ekspozite.
Ndërsa Hisotriani Ilmi Veliu e vlerosi lartë këtë ekspozitë, me rastin e përvejtorit për përjetsimit të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu.