TV LIVE
Nga Rajoni
17 January 2026
“Përmbytjet nga mbetjet, krim shqiptar”, Rama mbledh kryebashkiakët, kryeministri me kritika për pushtetin vendor: Duhet frenuar kjo lemeri

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur sot një takim me kryebashkiakët e vendit, ku fokusi i diskutimeve janë sfidat e bashkive për 2026, sezonin turistik dhe “betejat e politike e shoqërore” kundër mbetjeve plastike.

Rama u ndal te emergjenca e përmbytjeve që përfshinë vendin, duke thënë se veç reshjeve intensive dhe ngritjes së nivelit të ujit, faktor që ndikoi ishin mbeturinat dhe problemet në infrastrukturës mbrojtëse, si kanalet kulluese dhe argjinaturat.

Rama kërkoi ndërhyrje të menjëhershme nga bashkitë për ndërgjegjësimin qytetar për hedhjen e mbetjeve, si dhe planit për mirëmbajtjen e infrastrukturës, duke thënë se është Ministri i qeverisjes vendore që do çojë para projektin për blerjen e mjeteve që do të bëjnë pastrimin e kanaleve kulluese.

“Kur gjendemi para kësaj situate agresioni të mbetjeve plastike që është drejtpërdrejtë ndikimi njeriut, duhet të angazhohemi për të ndërmarrë një ofensivë të përbashkët dhe për të angazhuar komunitetet që të krijojmë kushtet për ta vënë në kontroll këtë faktor të rrezikshëm dhe të dëmshëm.

Ajo që ndodh me plastikën, që shkon pastaj dhe derdhet ne det, ka dëme të pariparueshme për jetesën e detit, për cilësinë e ushqimeve tona.

Duhet të bëjmë çmos për ta frenuar këtë lemeri papërgjegjshmërie qytetare të kujtdo qoftë nder ne si popull që jeton në këtë vend.

Kjo është punë shqiptare, krim shqiptar, s’mund të vëmë gishtin te turistët e huaj dhe për këtë duhet të marrim masa të shpejta. Kjo është arsyeja pse i kam kërkuar ministrit të pushtetit vendor për ngritjen e një taskforce, për të konceptuar një plan me tre faza të përbashkët.

Rezistenca e infrastrukturës mbrojtëse është një tjetër element që ndikon. Analiza e bërë edhe nga kjo emergjencë tregon se ka pika ku rezistenca është më e dobët, dhe për këtë arsye duhet të vendosim piketat për të forcuar më tej infrastrukturën mbrojtëse dhe për të adresuar aspektet që kanë të bëjnë me fuqizimin e ndërveprimit mes pushteti vendos dhe institucionet qendrore.

Propozimi i ministrit Demo me një fond prej mbështetësve tanë, të blejmë një sasi domethënëse mjetesh që të vendosen në shërbim të kullimit dhe pastrimit të kanaleve kulluese kryesore”, tha Rama.



Të ndryshme
Më shumë