Mjekja dermatologe Lulije Jahja, në një deklaratë për TV Uskana, ka paralajmëruar për rrezikun e përhapjes së sëmundjeve të ndryshme si pasojë e vërshimeve në lagjen Prilepska të Kërçovës.
Sipas saj, përveç rrezikut nga sëmundjet e lëkurës, ekziston edhe mundësia e shfaqjes së sëmundjeve sistemike, të cilat mund të vinë nga lagështia e vazhdueshme dhe kushtet jo të përshtatshme higjienike pas vërshimeve.
Ajo po ashtu është shprehur e gatshme të ofrojë ndihmë profesionale falas për banorët e prekur nga vërshimet