TV LIVE
Nga Vendi
16 January 2026
PAS LAJMIT TË TV USKANA ,NP "KOMUNALEC"-KËRÇOVË,FILLON ME PASTRIMIN E MBETURINAVE NË LAGJEN "PRILEPSKA"

Pas raportimit të Televizionit Uskana, sot në lagjen “Prilepska” të Kërçovës, Ndërmarrja Publike “Komunalec” ka nisur punë intensive për pastrimin e mbeturinave të krijuara nga vërshimet.
Banorët e kësaj lagjeje thonë se mobiljet dhe orenditë shtëpiake, të cilat i kanë nxjerrë nga shtëpitë e tyre pas përmbytjeve, për disa ditë kanë qëndruar në rrugë pa u larguar. Sipas tyre, megjithëse sot ka filluar aksioni për largimin e këtyre mbeturinave, në disa zona ku lumi ka sjellë mbetje të shumta, pastrimi ende nuk është kryer.

Dermatologia Lule Jahja thekson se, përveç pastrimit, urgjentisht duhet të kryhet edhe dezinfektimi i objekteve, me qëllim parandalimin e përhapjes së sëmundjeve të ndryshme infektive.

Ndërkohë, banorët shprehen se deri më tani në shtëpitë e tyre ende nuk është realizuar procesi i dezinfektimit.


 



Të ndryshme
Më shumë