TV LIVE
Nga Vendi
15 January 2026
SHBA pezullon vizat për Maqedoninë e Veriut dhe 74 vende të tjera!

Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendosur të pezullojë përkohësisht procesin e lëshimit të vizave për emigrantë për qytetarët e 75 vendeve, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, njofton TV21. Masa hyn në fuqi më 21 janar 2026 dhe do të zgjasë për një kohë të pacaktuar, deri sa autoritetet të përfundojnë rishikimin e procedurave për kontroll dhe siguri, shkruan Gazeta Flaka

Përveç vendeve të Ballkanit Perëndimor – si Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kosova dhe Shqipëria – pezullimi përfshin edhe shtete të mëdha si Rusia, Brazili, Irani dhe Tajlanda, ndërsa Serbia dhe Kroacia nuk janë në listë.

Sipas urdhrit të ri, zyrtarët konsullorë do të refuzojnë vizat për aplikantët që mund të varen nga ndihmat publike, duke marrë në konsideratë faktorë si: gjendja shëndetësore, mosha, njohja e gjuhës angleze, gjendja financiare dhe nevoja për kujdes mjekësor afatgjatë. Personat më të moshuar, me peshë të tepërt ose që kanë përdorur ndihma shtetërore më parë mund të përballen me refuzim automatik.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tomy Pigott, deklaroi:

“Qëllimi është të parandalohet hyrja e emigrantëve që mund të bëhen ngarkesë publike dhe të shfrytëzojnë bujarinë e popullit amerikan.”

Vendimi vjen pas një skandali të madh në Minesota, ku u zbulua keqpërdorim masiv i një programi ndihmash financiare, duke përfshirë shumë shtetas somalezë.

Për qytetarët e Maqedonisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, kjo do të thotë se procesi i vizave do të jetë i pezulluar pa një datë të caktuar rifillimi, derisa të përfundojë rishikimi i procedurave. Gazeta Flaka



Të ndryshme
Më shumë