Barcelona fitoi ndaj Real Madridit në finalen e Superkupës së Spanjës me rezultatin 3-2.
Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka rritur stimujt për klubet, me shumën totale që është rritur nga gati 19 milionë euro në 21.3 milionë.
Si pikënisje, katër pjesëmarrësve do t’u ndahen 16.3 milionë euro vetëm për pjesëmarrjen e tyre në turne. Kjo është një rritje nga 14.95 milionë euro sezonin e kaluar. Edhe pse shuma është shpërndarë më në mënyrë të barabartë, pjesa kryesore do t’u shkojë përsëri gjigantëve Real Madrid dhe Barcelona.
Këtë vit, bonuset e performancës janë rritur gjithashtu, duke arritur në një total prej pesë milionë eurosh krahasuar me katër milionë vitin e kaluar. Shpërndarja është më e balancuar, me qëllim shpërblimin e arritjeve sportive.
Ja se si shpërndahen bonuset e renditjes:
Kampion (Barcelona): 2 milionë euro
Nënkampion (Real Madrid): 1.4 milionë euro
Gjysmëfinalistët (Atletico Madrid dhe Athletic Bilbao): 800,000 euro secili
Miliona të ardhura për futbollin spanjoll
Në përgjithësi, Superkupa e Spanjës i sjell RFEF-së një të ardhur prej 51 milionë eurosh. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre fondeve riinvestohet në përmirësimin e sportit, veçanërisht në nivelin bazë. Nga totali, 26 milionë euro janë të destinuara për zhvillimin e futbollit në nivelet më të ulëta – Ligën e Parë, të Dytë dhe të Tretë.
Këto të ardhura gjenerohen nga sponsorizimet, të drejtat audiovizuale dhe marrëveshja prej 40 milionë eurosh e nënshkruar midis RFEF-së dhe Arabisë Saudite.
/GazetaBlic Sport