TV LIVE
Nga Vendi
11 January 2026
Dita e pestë e krizës në Kërçovë: Kryqi i Kuq vazhdon operacionin humanitar

Përgjigjja humanitare e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut – Organizata Komunale e Kërçovës po vazhdon intensivisht edhe në ditën e pestë pas përmbytjeve që goditën rajonin e Kërçovës.

Qytetarët e evakuuar janë strehuar në sallën sportive “Hristo Uzunov”, ku janë siguruar kushte bazë për qëndrim dhe kujdes ndaj nevojave emergjente të tyre.

Falë mbështetjes dhe solidaritetit të qytetarëve, janë siguruar ushqim, ujë, mjete higjienike, dyshekë dhe batanije, të cilat po shpërndahen në mënyrë të vazhdueshme për personat e prekur.

Në bashkëpunim me Komunën e Kërçovës dhe pronarët e lokaleve afariste, çdo ditë po shpërndahen vakte të ngrohta për të evakuuarit. Ndërkohë, vullnetarët e Kryqit të Kuq janë vazhdimisht të pranishëm në terren, duke reaguar në mënyrë aktive dhe të koordinuar ndaj nevojave të popullsisë së prekur nga përmbytjet, njoftojnë nga Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut – Organizata Komunale e Kërçovës



Të ndryshme
Më shumë