TV LIVE
Nga Vendi
10 January 2026
"Këtu nuk jetohet" Niveli i lumit po rritet sërish,vazhdon problemi me përmbytjet në lagjen "Prilepska" në Kërçovë

Problemi me përmbytjet në lagjen “Prilepska” të Kërçovës vazhdon edhe sot. Edhe pse gjatë ditës së djeshme disa banorë u kthyen në shtëpitë e tyre për të pastruar dëmet e shkaktuara, reshjet e dendura të shiut gjatë natës e kanë përkeqësuar sërish situatën.
Niveli i ujit në lumin e Zajazit është në rritje, ndërsa banorët shprehen se në këto kushte është e pamundur të kthehen dhe të jetojnë në shtëpitë e tyre.
"Situata momentalisht është katastrofale ,sic e shihni eshe vete të gjitha gjërat i kam nxjerrë nga shtëpia,dje me bashkëshortën e pastruam ,ndësrsa sot ,por ja uji përsëri vjen .Këtu nuk ka jetë ,nuk jetohet në këtë lagje" .

"Nuk ka kushte ,ku të flejmë e shihni edhe vetë gjithëçka është shkatrruar ,presim komisonin për verifikim të dëmeve të vij dhe të shohim".

"Situata është e vështirë presim të vinë të na ndihmojnë  ,këtu nuk ka kushte për jetesë" 
Komuna e Kërçovës ka strehuar mbi 100 persona nga kjo lagje në palestrën sportive në Ivanidoll, si dhe ka formuar një komision për verifikimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet. Megjithatë, reshjet e vazhdueshme të shiut po e vështirësojnë edhe më tej stabilizimin e situatës në lagjen “Prilepska”.



Të ndryshme
Më shumë