Qeveria e Venezuelës sinjalizoi fillimin e një “procesi eksplorues” për të rivendosur lidhjet diplomatike me SHBA-të pas kapjes së presidentit të rrëzuar Nicolas Maduro.
Karakasi vazhdoi të kritikojë ashpër “agresionin kriminal, jo legjitim dhe të paligjshëm”, të ish-presidentit Maduro dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores nga forcat amerikane në mëngjesin e 3 janarit, por nënvizon se “ka vendosur të fillojë një proces eksplorues me natyrë diplomatike me Qeverinë e SHBA-ve”. Synimi është “rivendosja e misioneve diplomatike në të dy vendet”.
Disa media amerikane raportuan se presidentja në detyrë Delcy Rodrogues do të vizitojë Uashingtonin dhe do të pritet nga presidenti Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Ky udhëtimin është ende i pakonfirmuar, por nëse do të realizohet përkon me takimin tashmë të lajmëruar mes kreut amerikan dhe shefes së opozitës venezuelase, Maria Corina Machado.
Të premten presidenti Donald Trump, u takua në Shtëpinë e Bardhë me drejtues të disa prej kompanive më të mëdha të naftës në botë për të diskutuar për Venezuelën. Ai kërkoi investime prej 100 miliardë dollarësh për të zgjeruar ndjeshëm prodhimin e naftës. Presidenti vlerësoi marrëveshjen me udhëheqësit e përkohshëm të Venezuelës për të siguruar 50 milionë fuçi naftë të papërpunuar.
Njëri prej pjesëmarrësve, drejtori ekzekutiv i Exxon Mobil Darren Woods u shpreh i gatshëm të kthehet e të investojë në Venezuelë, por paralajmëroi se tani vendi nuk është gati e se duhen ndryshime të rëndësishme ligjore.
Klan News
/tvklan.al