TV LIVE
Nga Vendi
9 January 2026
Dermatologia Lule Jahja ofron ndihmë profesionale për familjet e prekura nga vërshimet

Dermatologia Lule Jahja ka reaguar lidhur me situatën e familjeve që kanë mbetur jashtë shtëpive të tyre si pasojë e vërshimeve në Kërçovë, duke apeluar deri te organet kompetente që merren me menaxhimin e krizës, sidomos në këto ditë të ftohta dimri. Ajo thekson se, duke marrë parasysh kushtet e vështira në të cilat ndodhen të prekurit, ekziston rrezik i shtuar për paraqitjen e sëmundjeve të ndryshme të lëkurës, veçanërisht tek fëmijët dhe të moshuarit. Në këtë drejtim, dermatologia Jahja ka ofruar ndihmën e saj profesionale, duke theksuar se është e gatshme të jetë në dispozicion në çdo moment dhe sa herë që të ketë nevojë. “Të bashkuar ja dalim më lehtë”, ka porositur ajo.



Të ndryshme
Më shumë