TV LIVE
Sport
9 January 2026
Vërshimet shkaktojnë dëme të mëdha në stadiumin e KF Vëllazërimit në Kërçovë

Vërshimet e shkaktuara si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në Kërçovë kanë lënë pasoja të rënda edhe në stadiumin e KF Vëllazërimit. Përveç dëmtimit të terrenit të lojës, dëme të konsiderueshme janë shkaktuar edhe në zhveshtore dhe hapësirat ndihmëse, ku pothuajse të gjitha pajisjet janë shkatërruar.

Nga klubi i futbollit KF Vëllazërimi apelojnë për ndihmë deri  te të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë financiarisht, me qëllim përmirësimin e kushteve dhe rikthimin e stadiumit në funksion.
Dashamirët e sportit theksojnë se dëmtime serioze janë shkaktuar edhe në terrenin me bar artificial, i cili kërkon ndërhyrje më serioze për sanimin e plotë të situatës.

Një tjetër problem shqetësues mbetet edhe tribuna e stadiumit, e cila u prish me idenë  për t’u ndërtuar një e re. Aktualisht, në atë hapësirë është krijuar një gropë e madhe e mbushur me ujë, ndërsa banorët që jetojnë në afërsi shprehen të shqetësuar se gjatë verës nga kjo zonë kanë dalë edhe gjarpërinj, duke rritur rrezikun për sigurinë e qytetarëve.

Situata në stadiumin e KF Vëllazërimit kërkon ndërhyrje urgjente nga institucionet përkatëse, në që të krijohen kushte normale për zhvillimin e aktiviteteve sportive.



Të ndryshme
Më shumë