TV LIVE
Nga Vendi
2 January 2026
FOSHNJA E PARË NË VITIN 2026 NË KËRÇOVË ËSHTË VAJZË

Në Spitalin e Kërçovës, erdhi në jetë foshnja e parë e vitit 2026. Foshnja është e gjinisë femërore dhe gëzon shëndet të plotë, duke shënuar një fillim të mbarë për vitin e ri.
Lindja u realizua me sukses falë ekipit kujdestar mjekësor dhe profesional, të përbërë nga mjekja specialiste gjinekologe dr. Maja Cvetanovska Trajkovska, dr. Simona Simjanovska, si dhe pediatrja dr. Fatmire Maksuti.
Mbështetje dhe kujdes të vazhdueshëm për nënën dhe të porsalindurën ofruan edhe infermieret Arta, Silvana dhe Kiki, të cilat me përkushtim dhe profesionalizëm kontribuuan në një proces të sigurt dhe të qetë të lindjes.
Nga Spitali i Kërçovës bëhet e ditur se si nëna ashtu edhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa stafi mjekësor u uron shëndet, jetë të gjatë dhe mirësi familjes së re.



Të ndryshme
Më shumë