Artisti i njohur, Ryan Seacrest dhe shqiptarja e famë botërore, Rita Ora, janë gati të rikthehen sërish në zemër të Times Square të New Yorkut, për spektaklin më të ndjekur të Vitit të Ri në televizion, “Dick Clark’s New Year’s Rockin’ Eve”.
Teksa po i afrohemi fundit të vitit 2025 dhe hyrjes në 2026, dy moderatorët kanë ndarë emocionet dhe përgatitjet për natën ikonike, ku miliona shikues në mbarë botën presin momentin e ndërrimit të mot moteve.
Seacrest, që prej vitesh është fytyra kryesore e kësaj ngjarje, ka thënë se sekondat e fundit para mesnatës janë gjithmonë plot tension.
“Rreth atyre 30 sekondave të fundit, mendoj vetëm të jem i përqendruar, të numëroj saktë, që të arrijmë nga 11 në 10 pikërisht në momentin e duhur”, ka thënë ai.
Rita Ora dhe Ryan Seacrest , fotografi nga Associated Press
Edhe Ora pranon se atmosfera në Times Square është ajo që e bën gjithçka të veçantë, pavarësisht kushteve të motit.
“Është gjithmonë për turmën. Shikoni njerëzit, ata na japin kaq shumë energji, si neve, ashtu edhe performancave”, ka thënë Ora, duke kujtuar se edhe shiu i Vitit të Ri të kaluar nuk ia zbehu entuziazmin festës.
Rita Ora dhe Ryan Seacrest , fotografi nga Associated Press
Këtë vit, spektakli shënon një rekord të ri: rreth 39 artistë do të performojnë, duke e bërë atë programin me listën më të madhe të performuesve dhe transmetimin më të gjatë ndonjëherë, ka raportuar ABC7.
Për herë të parë, festa do të shtrihet edhe në Çikago, ku do t’i bashkohet edhe reperi amerikan Chance the Rapper.
“Jemi në mbarë botën këtë vit. Çikago për herë të parë, e duam Chance the Rapper, është fantastike që është pjesë e jona”, ka shtuar Ora.
Për Seacrestin, ky rol ka edhe një domethënie personale, pasi ai ka trashëguar drejtimin e spektaklit nga legjenda Dick Clark.
“Isha gjithmonë i mahnitur nga aftësia e tij për t’i bërë të gjithë të ndiheshin rehat kur e shikonin nga shtëpia. Tani jam unë këtu, madje kam pasur fatin të punoj me të, ndaj ky spektakël është shumë i veçantë për mua”, ka thënë ai.
Rita Ora dhe Ryan Seacrest , fotografi nga Associated Press
Kur ora të shënojë mesnatën, mbi Times Square do të bien gati tre ton copëza të vogla letre, rreth 5 me 5 centimetra secila.
“Dick Clark’s New Year’s Rockin’ Eve with Ryan Seacrest 2026” do të transmetohet drejtpërdrejt në ABC të mërkurën, më 31 dhjetor, nga ora 20:00 sipas kohës lindore të SHBA-së, ndërsa do të jetë në dispozicion për t’u parë edhe në platformën transmetuese Hulu ditën pasuese.