TV LIVE
Teknologji
31 December 2025
Meta blen një startup nga Singapori për mbi 2 miliardë dollarë, jo pa një qëllim!

Meta Platforms ka blerë Manus, një zhvillues nga Singapori i agjentëve të Inteligjencës Artificiale të përgjithshme, duke zgjeruar investimet e saj në AI. Manus, e themeluar fillimisht në Kinë dhe më pas zhvendosur në Singapor, ka lançuar këtë vit agjentin e saj të parë të përgjithshëm, i aftë të kryejë detyra të ndërlikuara si kërkim tregu, kodim dhe analiza të të dhënave. Kompania pretendon se ka arritur të ardhura të përgjithshme vjetore mbi 100 milionë dollarë vetëm tetë muaj pas lansimit, ndërsa ritmi i të ardhurave tani tejkalon 125 milionë dollarë.

Sipas Wall Street Journal, marrëveshja është mbyllur me një vlerë mbi 2 miliardë dollarë, edhe pse Meta nuk ka zbuluar shifra zyrtare. Manus do të vazhdojë të operojë shërbimet e saj me abonim pa ndryshime, ndërsa Meta synon ta integrojë teknologjinë në produktet e saj për bizneset dhe konsumatorët, përfshirë Meta AI. CEO i Manus, Xiao Hong, tha se bashkimi me Metën siguron një bazë “më të fortë dhe më të qëndrueshme” për zhvillimin e mëtejshëm global të kompanisë.

Një kapitull i ri dhe revolucionar po hapet në fushën e inteligjencës artificiale, ku teknologjia nuk mbështetet më vetëm te çipat dhe algoritmet, por edhe te neuronet e gjalla. Dy kompani, njëra zvicerane dhe tjetra australiane, po eksperimentojnë me të ashtuquajturat organoide cerebrale, struktura biologjike të përbëra nga rrjete neuronesh reale, të rritura në laborator dhe të lidhura me elektroda.

Këto “mini-tru”, me një diametër rreth gjysmë milimetri dhe të përbëra nga rreth 5 mijë neurone së bashku me qelizat mbështetëse, përfaqësojnë një teknologji ende në fazat fillestare. Megjithatë, potenciali i tyre po tërheq vëmendjen e botës shkencore dhe teknologjike. Start-up-i zviceran FinalSpark i kultivon këto organoide në laborator dhe ua vë në dispozicion klientëve, të cilët nga distanca dërgojnë impulse elektrike për të studiuar reagimet e tyre.



Të ndryshme
Më shumë