TV LIVE
Nga Vendi
30 December 2025
Ridrejtim i komunikacionit në segmentin Prilep-Manastir përgjatë rrugës rajonale R1101

Sot, nga ora 15:00, do të ketë një ndryshim të regjimit të komunikacionit në Korridorin 10, në segmentin Prilep-Manastir, me ç’rast komunikacioni do të ridrejtohet përgjatë rrugës rajonale R1101, informojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.

Nga LAMM informojnë edhe se në orën 11:00, VK Evzoni (VK Bogorodicë) është i mbyllur për të gjitha llojet e automjeteve.

Nga Rrugët e Maqedonisë, ndërkaq, informojnë se komunikacioni në aksin rrugor Strugë – vendkalimi kufitar Qafë Thanë 1-2 kilometra para vendkalimit nga ora 11:30 është ndërprerë për shkak të një automjeti të rëndë motorik (cisternë) të përmbysur.

Në vendngjarje janë ekipi nga NP Rrugët e Maqedonisë, një brigadë zjarrfikëse dhe policia e komunikacionit deri në normalizimin e komunikacionit



Të ndryshme
Më shumë