Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin publik se aktualisht trafiku në drejtimin rrugor Strugë – Pikë Kufitare “Qafë Thanë” është plotësisht i ndërprerë, për shkak të përmbysjes së një autocisterne në rrugë.
Të gjitha shërbimet kompetente kanë dalë në vendngjarje dhe po ndërmerren masa për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit, si dhe për normalizimin e qarkullimit, për çka publiku do të njoftohet me kohë.