TV LIVE
Nga Bota
26 December 2025
Zelensky: Takim me presidentin Trump për paqen në Ukrainë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky njoftoi sot se planifikon të udhëtojë në ditët në vijim drejt Shteteve të Bashkuara për t’u takuar me presidentin amerikan Donald Trump, në kuadër të përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Nuk po humbim asnjë ditë. Kemi rënë dakord për një takim në nivelin më të lartë, me presidentin Trump në të ardhmen e afërt”, shkroi Zelensky në platformën X.

Ai tha se ky njoftim erdhi pasi Rustem Umerov, negociatori kryesor i Ukrainës në bisedimet e paqes për përfundimin e luftës që Rusia nisi gati katër vjet më parë, e informoi mbi kontaktet e tij më të fundit me palën amerikane.

“Shumë gjëra mund të vendosen para Vitit të Ri”, shtoi Zelensky.

“Takimi mund të zhvillohet më 28 dhjetor në rezidencën Mar-a-Lago të presidentit Trump në Florida”,  raportoi gazeta ”Kyiv Post”, duke cituar burime diplomatike.



Të ndryshme
Më shumë