TV LIVE
Nga Rajoni
25 December 2025
Begaj uron Krishtlindjen: Le të jetë burim paqeje dhe gëzimi

Presidenti Bajram Begaj, uroi sot të gjithë besimtarët që festojnë Krishtlindjen, duke përcjellë një mesazh paqeje, shprese dhe begatie.

Kreu i Shtetit shprehu urimet më të mira për komunitetin e krishterë, duke theksuar rëndësinë e kësaj feste si moment reflektimi dhe afrimi mes njerëzve.

“Krishtlindje të gëzuara, plot shpresë e begati për të gjithë miqtë tanë të krishterë! Le të jetë kjo Krishtlindje burim paqeje dhe gëzimi, si dhe një mundësi për të kaluar çaste të lumtura me njerëzit tuaj më të dashur”, uroi Presidenti Begaj.

Ai nënvizoi vlerat universale që përçon Krishtlindja, si solidariteti, mirëkuptimi dhe bashkëjetesa, duke i konsideruar ato themel i harmonisë shoqërore dhe i forcimit të lidhjeve njerëzore.

Besimtarët e krishterë, katolikë dhe ortodoksë festojnë sot Krishtlindjen, ditën e shënuar në kalendarin e festave fetare, ditën e lindjes së Jezu Krishtit.



Të ndryshme
Më shumë