TV LIVE
Sport
25 December 2025
FUTBOLLI TURK NË KAOS/ Arrestohet presidenti i Fenerbahçes në Stamboll, i përfshirë në trafik dr*ge

Presidenti i klubit turk Fenerbahçe, Sadettin Saran, është arrestuar mëngjesin e sotëm në Stamboll, në kuadër të një hetimi të gjerë antidrogë që përfshin edhe figura të njohura të botës së artit dhe mediave në Turqi.

Sipas transmetuesit shtetëror TRT, Saran, i cili mban shtetësi turke dhe amerikane, u vu në pranga pasi analizat laboratorike treguan prani të substancave narkotike në mostrat e flokëve të tij.

Megjithatë, Saran i ka mohuar kategorikisht akuzat, duke deklaruar se nuk ka përdorur kurrë drogë dhe se do të kërkojë zyrtarisht kryerjen e një analize të dytë për verifikim.

Burime zyrtare bëjnë me dije se javën e kaluar ai ishte thirrur për të dëshmuar para prokurorëve dhe ishte dërguar në një institucion mjeko-ligjor, ku kishte dhënë mostra flokësh dhe gjaku. Hetimi po drejtohet nga Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit.

Operacioni antidrogë, i nisur që në fillim të muajit dhjetor, ka çuar deri më tani në arrestimin e më shumë se një duzine personash. Mes të ndaluarve raportohet se ka prezantues televizivë, gazetarë, këngëtarë, aktorë dhe figura të njohura të rrjeteve sociale.



Të ndryshme
Më shumë