TV LIVE
Sport
24 December 2025
Fitoi tripletën me Barcelonën, ish-mesfushori i Interit dhe PSG-së e mbyll me futbollin në moshën 32-vjeçare

Fituesi i tripletës me Barcelonën, Rafinja Alkantara, ka njoftuar tërheqjen nga futbolli profesionist në moshën 32-vjeçare.

Ish-mesfushori e konfirmoi vendimin e tij përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, duke i dhënë fund një periudhe të gjatë pasigurie që nga hera e fundit kur luajti futboll kompetitiv.

Historia e Rafinjës ka qenë gjithmonë e lidhur me një trashëgimi të fortë futbollistike. Ai është djali i kampionit të botës Mazinho dhe vëllai më i vogël i Tiago Alkantarës, karriera e të cilit arriti majat e futbollit evropian.

Rafinja bëri debutimin e tij me ekipin e parë të Barcelonës në nëntor të vitit 2011, një moment që dukej se paralajmëronte një të ardhme të gjatë në “Camp Nou”. Gjatë karrierës së tij ai është aktivizuar me shumë klube si Sao Paulo, Selta Vigo, Vitoria Guimaraesh, Inter, PSG, Real Sociedad dhe së fundi Al Arabi në Katar.

Image

 



Të ndryshme
Më shumë