Federata e Futbollit të Kosovës ka ndarë sonte çmimet në ceremoninë “Laureatët 2025”.
Arb Manaj është shpallur futbollisti më i mirë i vitit në Kosovë pas kontributit të tij në triumfin e Dritës në kampionat.
Amir Rrahmani, kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, e fitoi çmimin e lojtarit më të mirë të kombëtares, “Fadil Vokrri”.
Klubi më i mirë i vitit u zgjodh kampioni, Drita, pas edhe suksesit në Ligën e Konferencës.
Ndërkaq, Zekirija Ramadani i Dritës është trajneri më i mirë i vitit.
Referi më i mirë u zgjodh Alban Shala, ndërkaq Florentina Kallaba mori çmimin për arritje ndërkombëtare.