TV LIVE
Nga Rajoni
19 December 2025
Busti i Adem Jasharit inaugurohet në Hamil të Fierit

Fshati Hamil në Fier ka inauguruar një bust kushtuar heroit kombëtar, Adem Jashari.

 Për këtë ka folur edhe Alban Hebeja, përfaqësues i këtij fshati, gjatë një interviste në emisionin e radios Klan Kosova FM.

Hebeja tha se iniciativa për ngritjen e bustit ka ardhur spontanisht dhe është realizuar falë bashkëpunimit të banorëve të fshatit dhe diasporës shqiptare.

Ideja e bustit të Adem Jasharit ka ardhur spontanisht, duke qenë se në fshatin Hamil kemi pasur kampin e refugjatëve midis fshatit Hamil dhe atij Seman. Gjatë asaj periudhe kemi pritur familjet e Dardanisë në banesat tona dhe kemi ruajtur kujtime shumë të bukura që na kanë lënë mbresa të thella. Në vendin e ngjarjes kanë marrë pjesë edhe shumë të rinj, po ashtu edhe gazetarë”, tha ai për Klan Kosova.

Në ceremoninë e inaugurimit kanë marrë pjesë edhe të rinj të fshatit dhe gazetarë, përfshirë Marin Memën.



Të ndryshme
Më shumë