Përdorimi ndryshon ndjeshëm midis vendeve. Përqindja më e lartë e përdoruesve vërehet në Danimarkë (48.4%), Estoni (46.6%) dhe Maltë (46.5%), ku pothuajse gjysma e popullsisë përdor IA gjeneruese, gjë që është jashtëzakonisht interesante dhe na tregon shumë për njohuritë e IT-së të këtyre vendeve. Përqindja më e ulët është në Rumani (17.8%), Itali (19.9%) dhe Bullgari (22.5%).
Sipas Eurostat, në vitin 2025, mjetet e inteligjencës artificiale gjeneruese i përdorën 22.03 përqind e qytetarëve të RMV-së të moshës 16 deri në 74 vjeç. Nga këta, 15.76 përqind i përdorën ato për qëllime private, 8.55 për punë, ndërsa 4.21 përqind në arsim formal.
Inteligjenca artificiale gjeneruese padyshim që ka hyrë në jetën e përditshme, por nuk është përhapur kudo në mënyrë të barabartë.
Dallimet shpesh vijnë si pasojë e një tabloje më të gjerë të zakoneve dixhitale, disponueshmërisë së mjeteve në gjuhët lokale, rregullave të vendit të punës (çfarë lejohet të përdoret) dhe sa njerëz duhet t’i përdorin mjete të tilla në shkollë, në zyrë ose privatisht.