Kryeministri i Shqipërisë , Edi Rama, ka njoftuar se është nisur drejt Hagës për të takuar ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili po mbahet në paraburgim atje.
Rama tha se takimi “pas disa kohësh tanimë nga takimi i mëparshëm me komandantin e UÇK-së, presidentin e Republikës së Kosovës, ku u mor nga zyra e tij mbahet peng tanimë prej vitesh në një qeli të drejtësisë ndërkombëtare për turpin e madh të të gjithë atyre që e sponsorizojnë atë lloj drejtësie ku shkeljet e standardeve dhe të drejtave të njeriut dhe të gjitha normave të procesit të rregullt ligjor janë fakt”.
Sipas Ramës e vetmja normë ka karakterizuar “këtë farsë ku ende pa u dënuar një president i zgjedhur demokratikisht nga populli së bashku me tre bashkëluftëtarë që kanë mbuluar detyra nga më të rëndësishmet në Kosovë mbahen mbyllur”.
“Tani që ka mbaruar ekspozeja e psedudoprovave të akuzës dhe që ka mbaruar edhe parada e dëshmitarëve qesharakë të sjellë në sallën e drejtësisë ndërkombëtare, si dhe kanë mbaruar edhe dëshmitë tejet serioze të dëshmitarëve të mbrojtjes, pritet vendimi”.