Futbolli i Ekuadorit është tronditur nga lajmi i hidhur për vdekjen e futbollistit të njohur Mario Pineida. 33-vjeçari, i cili kishte përfaqësuar vendin e tij në 9 ndeshje ndërkombëtare dhe ishte pjesë e skuadrës Barcelona SC, humbi jetën pasi u qëllua me armë zjarri.
Tragjedia ndodhi në një incident të dhunshëm, ku gruaja e tij gjithashtu u qëllua, ndërsa nëna e tij mbeti e plagosur, shkruan Indeksonline
Mario Pineida njihej për profesionalizmin e tij në fushë dhe përkushtimin ndaj skuadrës dhe përfaqësueses kombëtare. Humbja e tij e papritur ka tronditur tifozët dhe shokët e tij të skuadrës, që e kujtojnë si një lojtar të palodhur dhe një njeri me zemër të madhe.
33-vjeçari gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për skuadrat e njohura si, Fluminense dhe El Nacional.